Paulo Dybala është lënduar në ndeshjen ndaj Sampdorias
Anësori argjentinas, Paulo Dybala, është lënduar në sfidën kundër Sampdorias. Ai u detyrua të largohet nga loja në minutën e 27’të, duke u zëvendësuar nga Marko Pjaca.
Sipas Sky Sport Italia, talenti argjentinas nuk ka pësuar një lëndim të rëndë dhe se ai do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, gjithçka do të vërtetohet pas testeve mjekësore.
