Site icon PrishtinaPress

Dybala në rrezik që ta humbasë derbin Roma-Milan

Disa media në Itali thonë që Paulo Dynala ka pësuar edhe një lëndim të vogël që rrezikon ta lërë atë jashtë ndeshjes së të premtes në mbrëmje kundër Milanit në Serie A

Argjentinasi është zëvendësuar në pjesën e dytë gjatë humbjes që Roma pësoi 2-1 nga Hellas Verona të shtunën në mbrëmje shkaku i një lëndimi në ashtin e legenit.

Sipas asaj që shkuajnë “Il Corriere dello Sport” dhe “Calciomercato.com”, La Joya i ka kryer disa ekzaminime mjekësore të hënën në mëngjes.

Edhe pse rezultatet e tyre tregojnë së Dybala nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, sulmues ende është në dyshim që do ta luajë ndeshjen deri të Serie A që skuadra e tij e luan kundër AC Milan në Olimpico.

Sulmuesi argjentinas nuk kishte mundur të paraqitet në ndeshjen e parë të Romës në Serie A kundër Salernitanas për shkak të një suspendimi.

Sipas Il Corriere dello Sport, Dybala do të mungojë në ndeshjen kundër Milanit në fund të kësaj jave dhe pritet të rikthehet pas ndeshjeve të Kombëtareve, me mundësi me Romelu Lukaku – i cili pritet që të huazohet në Olimpico në ditët në vazhdim.

Roma e Jose Mourinhos ka marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në Serie A kundër Salernitanas dhe Veronas.

Exit mobile version