Paulo Dybala shpreson të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e SuperKupës, ku Juventusi do të përballet me Milanin.
Finalja e kupës do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, duke filluar nga ora 18:30, përcjell prishtinapress.eu
La Joya me të vërtetë duket se e shijon këtë garë, pasi ai ka gjetur rrjetën tre herë në ndeshjet e Super Kupës.
Kjo e vë atë në nivel me Samuel Eto’o të Interit, Alessandro Del Piero dhe Carlos Tevez të Juventusit, plus heroin e Milanit, Andriy Shevchenko.
Dybala shënoi gjatë fitores 2-0 kundër Lazios në gusht të vitit 2015, pastaj në atë të vitit 2017 në një takim tjetër me Lazion, megjithëse nuk arriti të shmangë humbjen 3-2.
Argjentinasi shpreson që t’i kalojë sot dy lojtarë të tjerë me gola, pasi kanë shënuar nga dy në Supër Kupë.
Ata janë mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dhe sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, edhe pse të dy golat e Pipitës erdhën kur luante për Napolin.