Site icon PrishtinaPress

Dy zyrtarë të lartë të ministrisë së Ambientit të dyshuar se i kërkuan 800 mijë euro ryshfet Novosellës

Biznesmeni kosovar, Sabri Novosella, ka rrëfyer se si disa zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë kërkuar 800 mijë euro ryshfet në këmbim të lejes për ndërtimin e një kompleksi banesor në Brezovicë.

Për televizionin T7, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se kanë nisur hetimet brenda MMPH-së lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë T7 merr vesh se bëhet fjalë për dy të dyshuar që janë zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.

Njëri është zëvendës ministër, ndërsa tjetri ka pozitë të rëndësishme në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë.

T7 i di edhe emrat e këtyre personave dhe për të njëjtit e ka pyetur edhe prokurorinë se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast.

Por sipas këtij institucioni çdo informatë shtesë mund ta dëmtoj procesin.

“Prokurori i rastit, është duke i  zhvilluar hetimet me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të kësaj çështje penale, andaj për epilogun e veprimeve të mëtejshme dhe personat e përfshirë në këtë rast do të njoftoheni me kohë, pasi që çdo informatë shtesë mund t’i dëmtoj hetimet lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërkohë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimimit Hapsinor e mohojnë se ja kanë vonuar lejen biznesmenit Novosella.

Leotrim Sahiti thotë se pengesë ishte interesimi i një konsorcium francez që synonte zhvillimin e një projekti qindra milionë eurove për qendrën e skive në Brezovicë.

“Ne kemi marrë një kerkesë nga ministria e tregtisë dhe industrisë e cila na ka njoftu që për Brezovicën egziston një ndalesë për këtë projekt pasi ka qenë projekti për Brezovicën. Ne me këtë njoftim e kemi njoftu kompaninë nuk mund të vazhdojmë më tutje..kjo ka qenë pengesa” ka thënë ai.

Pengesë për jetësimin e projektit të Sabri Novosellës për ndërtimin e një hoteli në Brezovicë sipas Sahitit ishte edhe një vendim i qeverisë për procesin e shpronësimit në këtë pjesë.

“Tani kemi vendimin e qeverisë për realizimin e procesit të shpronësimit në mënrëy që të relziohet procesi i shponsimit për projektine Brezovicës…Është marrë një vendim nga qeveria për realizimin e procesit të shpronismit. Ky proces ka paraparë edhe pronat e aplikuesit. Dhje pas kësaj nga viti 2015 deri në vitin 2017 ne kemi pasur një vendim tëq qeverisë pronat e pronarëve të cilat preken nga realizimi i projektit për Brezovicën duhet te shpronësohen, por për dy vite nuk jan shpronësuar pasi ka dëhstuar projekti i Brezovicës”, ka shtuar Sahiti.

Më pas kjo ministri i kishte propozuar qeverisë në vitin 2017 për ta pezulluar vendimin për shpronësim për arsyeje se kishte dështuar projekti i francezëve.

Sipas Sahitit pas kësaj biznesmeni Novosella është dashur të ri aplikoj, por që ky i fundit nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

“Pasi është ndalu procesi ne nuk kemi marrë asnjë kekrkesë nga aplikuesi për të vazhduar procedurat apo për të bërë riaplikimin sepse ka qenë një kohë para dy vitesh është dashtë të bëhet ri aplikm. Dosjen që e kam afër vetës është marrë nga Prokuroria dhe jo vetëm kjo dosje por cdo do të jetë në dizposicion që sa më shpejt të zbardhet ky ras”, ka përfunduar Leutrim Sahiti.

T7 ka tentuar për disa ditë me radhë për të marrë një deklaratë edhe nga Sabri Novosella, por që ky i fundit nuk ka pranuar të flasë.

Por ditë më parë për media vetë Novosella e ka pohuar se atij i janë kërkuar 800 mijë euro në këmbim të dhënies së lejes.

Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi përmes një shkresë drejtuar Drejtorit të Përgjithshme të Policisë, Rashit Qalajt, ka kërkuar urgjentisht fillimin e hetimeve për këtë rast.

Exit mobile version