0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dy vjetori i Presidentes – Si e la Vjosa Osmani, Kosovën pa Kryeprokuror?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dje e ka shënuar dy vjetorin e saj në këtë pozitë.

“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar dje Osmani-Sadriu në profilin e saj në Facebook, transmeton PrishtinaPress.

“Kështu do të jetë deri në fund të mandatit”, tha tutje ajo, por ende pa përfunduar mandatin – ajo ka prekur një “interes” të qytetarëve të Republikës. E ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror tash e një vit.

Pas këtij momenti emri i Isufajt ka qenë në Zyrën e Presidentës për dekretim, por që nga ajo kohë, e para e shtetit s’e ka marrë asnjë veprim lidhur me këtë çështje.

“Lidhur me procedurën e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit janë zhvilluar procese gjyqësore në gjykatat e rregullta përkitazi me kontestimin që i është bërë procedurës së zhvilluar në KPK për propozimin e kryeprokurorit të shtetit”, pati deklaruar Bekim Kupina, këshilltar i Vjosa Osmanit-Sadriut.

Nga ky institucion nuk kanë saktësuar kohën se kur mund të një gjë e tillë.

Ndryshe, në rast se Presidentja nuk e dekreton kandidatin e propozuar, nënkupton që vendimmarrja të kthehet sërish te Këshilli Prokurorial, i cili mund të vendosë sërish për kandidatin e njëjtë.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Osmani që t’i jap fund këtij procesi të stërzgjatur duke dekretuar Isufjan, ose duke e kthyer të gjithë procesin në pikën zero.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, vlerëson se tashmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses që vendosi se Ligji për KPK-në është jokushtetues, presidentja Osmani nuk ka më arsye të mos vendosë për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar.

Mendim të njëjtë ndan edhe hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana, i cili deklaron se tashmë kanë pushuar të gjitha shkaqet që Osmani mos të vendosë për procesin e kryeprokrurorit të shtetit.

Ndërsa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë thënë se për këtë institucion është me rendësi që sa më shpejt në krye të institucionit të Prokurorisë së Shtetit ta kenë kryeprokurorin e dekretuar.

Gara për kryeprokuror u hap pasi i skadoi mandati ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Prej atëherë, institucioni më i rëndësishëm i hetuesisë udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Besim Kelmendi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img