Site icon PrishtinaPress

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash.

Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kurt, mes tjerash, ka numëruar edhe suksese e sfidave përgjatë dy vjetëve, ku u ndal tek pandemia COVID-19.

“Nesër në këtë kohë bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhurit e popullit, për të bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për të realizuar potencialin. Sot pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët, e nganjëherë sureale, por është dhembja për humbjen e familjarëve e miqve që na kujton rrezikun që kemi jetuar vetëm dy vjet më parë”.

Kurti, mes tjerash, foli edhe për krizën energjetike, inflacionin dhe luftën në Ukrainë.

“Në fund të vitit 2021, kontinenti i Evropës po ballafaqohej me energji-elektrike, më pak energji në treg nënkuptonte rritje të çmimit.Fillimi i vitit 2022 përshkoi Evropën, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik ndaj Ukrainës më 24 shkurt mori atë ushtarak-tradicional. Energjia elektrike qe mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara njëra në fillim e tjetra në fund të zhvillimit, ndikuan drejtpërdrejtë në inflacion”.

“Në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë-elektrike dhe ndaj produkteve, zhveshi paturpësisht këtë qeverisje. Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim e ringjallje”.

“Përkundër vështirësive nga pandemia, kriza nga lufta në Ukrainë rritja mesatare ekonomike për këto dy vite ka qenë prej 7%, që ishte më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht që nga shpallja e pavarësisë.Buxhetit iu shtuan 760 milionë euro për dy vite, e ekonomisë 2.3 milionë euro”,tha Kurti.

Exit mobile version