Site icon PrishtinaPress

Dy vjet pasi ishte emëruar Shqipe Mjekiqi largohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së

Shqipe Mjekiqi është larguar nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Burime të Telegrafit konfirmojnë largimin e Mjekiqit nga kjo pozitë, por nuk kanë bërë të të ditur arsyet.

Në media është raportuar edhe për dorëheqjen e zëdhënëses Sibel Halimi, por për të njëjtën nuk është konfirmuar.

Telegrafi ka telefonuar Halimin por e njëjta nuk është përgjigjur.

Lumir Abdixhiku, ishte emëruar nënkryetare e partisë.

“Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së, në strukturat e saj udhëheqëse, nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK mori përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndiheni të zemëruar me këtë rezultat. Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sakrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës”, kishte shkruar në atë kohë Mjekiqi.

Exit mobile version