Autoritetet lokale të qyteti italian Genoa kanë bërë të ditur se janë shumë pranë përfundimit të punimeve të urës së re në këtë vend, e cila dy vite më parë u shemb dhe si rezultat i kësaj humbën jetën dhjetëra persona.
Pikërisht më 28 prill të vitit 2018, ishte shembur ura 100 metërshe Morandi në Genoa të Italisë, me c ‘rast kishin humbur jetën 43 persona.
E nga shembja ishin shkaktuar edhe shumë dëme materiale, pasi apartamente dhe shtëpi të shumta kishin përfunduar nën rrënojat e urës gjigante, transmeton Telegrafi.
Në ditën e shembjes, madje ishin publikuar pamje të ndryshme rrëqethëse nga kamerat e sigurisë, ku shihej shembja e urës si dhe veturat që ishin mbi të që zhduken sa hapë e mbyll sytë.
Tani kur ky vend po ballafaqohet me pandeminë e coronavirusit dhe numrin e madh të infektuarve dhe vdekurve, inxhinierët janë duke bërë gati të përfundojnë punimet dhe ta lëshojnë për qarkullim urën e re. /Telegrafi/