Site icon PrishtinaPress

Dy viktima nga përmbytjet në Pejë, reagon Ministri Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas tragjedisë së mbrëmshme në Pejë, ku për si pasojë e përmbytjeve vdiqën nëna me fëmijën 5 vjeçar.

Ai tha se është i shqetësuar dhe i tronditur me këtë.


“I shqetësuar dhe tronditur me situatën e vërshimeve në Pejë, ku si pasojë e tyre humbën jetën dy qytetarë tanë, një fëmijë dhe nëna e tij”

Krasniqi bëri të ditur se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ministrat Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj.


“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka ngullëshuar familjet e viktimave, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Exit mobile version