Site icon PrishtinaPress

Dy vetura përfundojnë brenda pompës së derivateve në Obiliq, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura, një në lëvizje e dy të parkuara.

“Janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Dy vetura kanë përfunduar brenda pompës së derivateve./PrishtinaPress/

Exit mobile version