Festa e Vitit të Ri sjell momente të hareshme tek familjet tona.
Në natën e ndërrimit të moteve, qielli ndriçohet nga ngjyrat e ndryshme të fishekzjarreve.
Por, në disa raste situata edhe mund të eskalojë me përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e qytetarëve.
Si pasojë mund të ketë incidente që shpesh përfundojnë edhe me të lënduar.
Dy qytetarë, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, deklaruan në polici se veturat e tyre u goditën nga plumbat qorr.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 31.12.2023 – 18:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur xhamin e veturës. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 31.12.2023 – 21:48. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur veturën. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.