Site icon PrishtinaPress

Dy vetë ia plaçkitin çantën një zviceraneje në Gjilan

Të enjten rreth orës 23:00, një shtetase zvicerane ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy vetë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është plaçkitur çanta e krahut, raporton Klan Kosova.

“Gjilan  03.08.2023 – 23:00. Ankuesja femër shtetase e Zvicrës ka informuar se dy persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima në çantë kishte para të gatshme dhe gjësende personale të saj. Rasti ne procedure te rregullt hetimore”, thuhet në raport.

Exit mobile version