13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy vëllezër në Kaçanik i zë sherri me Policinë pasi postuan fotografi me armë në Facebook

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu vepruan edhe dy vëllezër në fshatin Doganaj të Kaçanikut, të cilët publikuan në rrjetin social Facebook fotografi me armë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas zbulimit të rastit, njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, të cilët janë intervistuar nga organet e hetuesisë.

Po ashtu, Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, por që nuk kanë arritur t’i gjejnë armët që dyshohet se u përdorën në rast.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img