-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dy vdekje të dyshimta dje në Prishtinë dhe Obiliq, Policia nis hetimet

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës, për çka Policia tashmë ka nisur hetimet.

Siç njofton Policia, njëri rast ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Obiliq, ku pasi kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës, i njëjti është gjetur pa shenja jete.

“Njësitë policore pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘Enver Olluri’ në Matiqa, ku njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img