Site icon PrishtinaPress

Dy ushtarakë të FSK-së marrin pjesë në gara të ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka njoftuar se dy ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në garën “Best Warrior 2023”, që është duke u zhvilluar në shtetin e Iowa.

Në këtë garë ushatarakët e FSK-së testojnë njohuritë e tyre në disa disiplina duke përfshirë levizjet taktike luftarake, ngjyrosjen dhe kamuflimin, operacionet e MKAB-se, radio operacionet, kalimin në fushat e minuara.

“U urojmë suksese në këtë fundjavë që pritet të jetë sfiduese për ta në aspektin fizik dhe mental”, ka shkruar Mehaj.

“Falenderojmë Gardën Kombëtare të Iowas, për partneritetin e shkëlqyer, bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin profesional të ushtarkëve tanë dhe shkëmbimin e përvojave”, ka thënë tutje ai./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version