Site icon PrishtinaPress

Dy të zhdukur nga përmbytjet në Izrael

Dy persona janë zhdukur në Izrael për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në pjesën jugore të vendit, tha policia izraelite në një deklaratë.

Shërbimet e shpëtimit kryen disa operacione gjatë natës së kaluar për të ndihmuar njerëzit.

60 persona arritën të shpëtojnë, ndërsa 2 rezultojnë ende të zhdukur. Gjatë mbremjës së djeshme, “reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta shkaktuan përmbytje të lumenjve pranë autostradave 90 dhe 40”, dy më të rëndësishmet në vend.

Pranë qytetit bregdetar Eilat, shumë rrugë janë bllokuar dhe policia i ka kërkuar popullatës që të qëndrojë larg zonave të përmbytura./PrishtinaPress/

Exit mobile version