Dy persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Gllobarë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalur policia dhe ambulanca.
Të vdekur janë një grua dhe një fëmijë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksident trafiku me dëme materiale.
Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1239 tiketa.