0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas “përplasjes me një varkë” pranë Budapestit të Hungarisë

Policia hungareze thotë se dy persona kanë vdekur dhe pesë janë zhdukur pas një “përplasjeje me një varkë” në Danub.

Policia hungareze ishte lajmëruar vonë të shtunën mbrëma se një burrë ishte gjetur i gjakosur në kokë në bregun e lumit pranë qytetit Verőce, rreth 30 milje (50 km) në veri të kryeqytetit, Budapestit.

Trupat e një burri dhe një gruaje u zbuluan më vonë aty pranë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Disa orë pasi policia filloi kërkimin e saj, ata zbuluan një varkë të dëmtuar në ujë, të cilën e tërhoqën në breg.

Ata janë ende në kërkim të pesë të rriturve – tre burra dhe dy gra – të cilët besojnë se ishin në varkë.

Aksidenti vdekjeprurës vjen pesë vjet pasi të paktën 27 persona u vranë në Budapest kur një anije lundrimi në lumë u përplas me një anije turistike më të vogël, duke e fundosur atë brenda disa sekondash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img