Site icon PrishtinaPress

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësor

Rreth mesnatës në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Qazim Reka.

Ndërsa në Qendrën emergjencës në Spitalin e Ferizajt, mjeku kujdestar Sefedin Fazliu ka deklaruar “se pas orës 23.00 afër orës 24 kemi pranuar dy pacientë të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri”.

“Të dy pacientët kanë qenë të lënduar nën gjurin e djathtë. Të dy pacientët kanë qenë jashtë rrezikut për jetë. Pas marrjes së trajtimit në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt dhe pas bërjes së radiografive dhe konsultës nga ana e ortopedit të dy pacientët janë transferuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë nga ana e kirurgut vaskular po ashtu edhe nga ana e neurologut nëse ka nevojë” tha Fazliu.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti dhe se policia është duke i bërë hetimet./rtk/

Exit mobile version