Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Dy fëmijë të moshës 10 dhe 11 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 8-vjeçare në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ata e kanë regjistruar momentin në celularët e tyre dhe më pas ua kanë dërguar miqve, por fatmirësisht videoja nuk është publikuar në rrjetet sociale.
Ky rast është denoncuar nga nëna e fëmijës së dhunuar, raporton TopChanel.
Lidhur me këtë rast janë marrë masa menjëherë dhe në komisariat është realizuar intervista me të miturit të cilët e kanë kryer veprën dhe me prindërit e vajzës së dhunuar.