Site icon PrishtinaPress

Dy të lënduar pas djegies së mobilierisë në Prizren

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i madh ka kapluar një mobilieri në periferi të Prizrenit.

Lajmin  ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një zjarr i madh te një mobilieri që ka mbi 1 mijë metra katror. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe deri më tani raportohet për dy persona me lëndime të lehta trupore”, është shprehur Bytyqi.

/Prishtinapress/

Exit mobile version