Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i madh ka kapluar një mobilieri në periferi të Prizrenit.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ka ndodhur një zjarr i madh te një mobilieri që ka mbi 1 mijë metra katror. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe deri më tani raportohet për dy persona me lëndime të lehta trupore”, është shprehur Bytyqi.