Site icon PrishtinaPress

Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Veternik të Prishtinës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që dyshohet se ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Ai ka thënë se nga informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”.

“Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje  ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci. 

Exit mobile version