Home Kryeqyteti Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Emshir

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Emshir

Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.

Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15.

“Sot rreth orës 20:15 në lagjen Emshir në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version