Site icon PrishtinaPress

Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në Komoran

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Kelani./PrishtinaPress/

Exit mobile version