Dy këmbësorë janë bërë për mjekë pasi janë përfshirë në një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se të lënduarit po trajtohen nga mjekët, ndërsa me aksidentin po merret policia.
“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreht orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësor.
Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, tha Kelani për Express.
Ndërkohë, në media janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.