-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Dy të dyshuarit për korrupsion Mujka dhe Muzliukaj do të mbrohen në liri

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që dy të dyshuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Besim Muzliukaj do të mbrohen në liri.

Vendimi është marrë sot pasi një ditë më parë Mujka dhe Muzliukaj u arrestuan nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sanksionuar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.M dhe H.M e ka refuzuar dhe të njëjtit lihen në mbrojtje në liri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img