Gjatë ditës së enjte, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit.
Policia ka njoftuar se në dy lokacione ku janë kryer bastisje janë gjetur e konfiskuar dy kamera, dy hard-diska, radio-baza, motorola, dhe një palë dylbi.
Ndërsa, lidhur me këtë rast, njësitë policore janë në kërkim të dy personave të dyshuar serbë.
“Njësitet policore pasi kanë pranuar informata lidhur veprën e cekur kanë kryer bastisje në dy lokacione dhe kanë gjetur e konfiskuar 2-kamera, 2-hard-diska, radio-baza, motorola, dhe një palë dylbi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, derisa njësitet policore janë në kërkim të dy personave të dyshuar serb lidhur me këtë rast. Rasti duke u hetuar”.