Site icon PrishtinaPress

Dy të arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz

Dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth 10:00 në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Pas hetimeve të zhvilluara, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Reporteri.net/

Exit mobile version