Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se më 8 dhjetor 2022 rreth orës 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё sulm fizik ndaj një personi, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar të premten.
Policia thotë se me të marr informatën për incident më 8 dhjetor, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore.
Policia bën të ditur se viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.
Pas intervistimit, tё dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.