Site icon PrishtinaPress

Dy super sfida sot në futbollin kosovar, vëmendja në Gjilan

Sot zhvillohen dy takimet e fundit të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Gjithë vëmendja do të jetë në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Ballkani.

Kjo është edhe sfida kryesore e kësaj jave.

Ndërkohë një tjetër ndeshje interesante është edhe ajo mes Malishevës dhe Gjilanit.

Dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Exit mobile version