Sot në Superligën e Kosovës në basketboll do të përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli.
Mitrovicasit që po garojnë në FIBA Europe Cup kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje nga Peja, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje.
Java e shtatë mbyllet me derbin mes Pejës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.
Verdhezinjtë që kanë shënuar edhe dy fitore në FIBA Europe Cup janë të motivuar për fitoren e radhës, ku në garat e elitës kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.