9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy sporte do të rikthehen në Lojërat Olimpike 2028 pas më shumë se 100 vitesh mungesë 

Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ tashmë janë në gjysmë të rrugës dhe së shpejti vëmendja do të përqendrohet në Lojërat e ardhshme që do të mbahen pas katër vitesh në Los Anxhelos.

Qyteti i Los Anxhelosit do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike 2028, pasi ka qenë kandidati i vetëm në këtë garë kur ishte vendosur në 2017, vit në të cilin u caktua Parisi si nikoqir i Lojërave Olimpike të këtij viti.

Në çdo edicion të Lojërave Olimpike, një grup sportesh gjithmonë mbesin prezent si atletika, noti, çiklizmi dhe kalorësia, ndonëse kjo e fundit është bërë një peticion që të largohet nga Lojërat Olimpike.

Sidoqoftë, një numër disiplinash kanë ardhur dhe janë larguar gjatë viteve, disa prej të cilave kanë qëndruar aq gjatë sa janë futur në librin e historisë.

Foto: Futbolli me flamur

Si pjesë e Los Anxhelos 2028, pesë sporte të cilat nuk po marrin pjesë në Paris janë pranuar formalisht madje disa prej tyre nuk kishin qenë pjesë tash e disa kohë, ose asnjëherë në të kaluarën.

Dy nga këto – futbolli me flamur dhe sporti i ashtuquajtur ‘squash’, do të bëjnë debutimin në Lojërat Olimpike 2028.

Foto: Squash

Squash ka qenë prezent në Lojërat Commonwealth, por 2028-ta do të jetë hera e parë që do të luhet në Lojërat Olimpike.

Sporti i bejsbollit dhe softbollit ishte paraqitur disa herë në Lojërat Olimpike, së fundmi në edicionin e Tokio 2020, ku nikoqir Japonia fitoi medaljen e artë në bejsboll, ndërsa Amerika fitoi të argjendtën dhe Republika Domenikane të bronztën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img