Karim Benzema do të largohej nga Real Madrid vetëm për dy skuadra.
Sulmuesi francez, Karim Benzema, mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.
‘Mediapart’ shkruan se 31 vjeçari është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ vetëm për Manchester Cityn dhe PSG-në.
Ky raportim veçon edhe refuzimin që Benzema i ka bërë Milanit verën e fundit.
Vendin e Benzemas te Real Madrid mund ta zë Harry Kane i Tottenhamit si alternativa e parë e Florentino Perez, pa harruar edhe Mauro Icardin e Interit.