Është arrestuar një shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se ka trafikuar me njerëz.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Klinë edhe është raportuar nga dy shtetase të huaja.
Pas intervistimit, e dyshuara nga Shqipëria është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i PK-së:
Klinë – Dy viktimat femra shtetase të huaja kane raportuar se janë trafikuar, në lidhje me rastin është arrestuar një e dyshuar femër shtetase e shqiperise nën dyshimin se ka kryer veprën e lartëcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.