Dy persona janë sulmuar mbrëmjen e djeshme në sheshin e Mitrovicës së Veriut. Sipas Policisë, ata dyshohet se janë sulmuar nga rreth 20 persona rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Si pasojë e lëndimeve një nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.
“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së 22 qershorit po ashtu kanë ndodhur dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut. Nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar.
Në komunat e tjera, gjendja është raportuar e qetë.