Site icon PrishtinaPress

Dy shorte për Kosovën të mërkurën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të mërkurën i mëson dy kundërshtarët e ardhshëm. 

Pos për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025, të mërkurën prej orës 11:00 në Vjenë tërhiqet shorti edhe për raundin e promovimit në kualifikimet për Euro 2026.

Në shortin e fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2025, Kosova është në vazon e dytë së bashku me Letoninë, Italinë, Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. 

Në vazon e parë janë Izraeli, Sllovakia, Finlanda, Turqia dhe Estonia. “Dardanët” do të përballet me një kombëtare të vazos së parë, ndërsa ndeshjet janë më 1/2 dhe n/5 nëntor.

Në shortin për raundin promovues për Euro 2026, Kosova është në vazon e parë, së bashku me Belgjikën dhe Luksemburgun. Kosova do të përballet me Letoninë, Britaninë e Madhe apo Qipron. 

Ndeshjet e raundit promovues për Euro 2026 do të zhvillohen në janar të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version