Policia bën të ditur se gjatë patrullimit në Kamenicë kanë hasur në dy shoferë të automjeteve, në dy raste të ndara, të cilët gjatë drejtimit të mjeteve kanë përdorur telefonin mobil në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë verifikimit është kuptuar se që të dy kundërvajtësit e kanë përsëritur kundërvajtjen e njëjtë për herën e dyte, andaj ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.
“Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv