1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dy seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës gjatë javës së ardhshme

Kryesia e Kuvendit të  Kosovës, në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryeparlamnetari Kadri Veseli, ka përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit për javën e ardhshme.

Kështu, në bazë të kërkesës së 44 deputetëve, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, të martën, më 5 mars 2019, në orën 10:00.

Të mërkurën, më 6 mars, Kuvendi do të mbajë po ashtu seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të grupit të deputetëve, për të diskutuar lidhur me, siç thuhet, bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti.

Po të njëjtën ditë, në orët e pasdites, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë, me rastin e 21-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një ditë më pas, më 7 mars, në orën 10:00, në një seancë të rregullt, deputetët pritet të shqyrtojnë një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera.

Kryesia, në mbledhjen e sotme shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. Ndër të tjera, ajo miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2018, konform rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, thuhet në komunikatën për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img