Site icon PrishtinaPress

Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë, një në Podujevë

Të dielën janë shënuar dy raste të dhunës në familje në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar është duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima femër kosovare me datën 08.10.2023 ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pasur dhunë psikike dhe fizike. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thotë raporti për rastin tjetër në Prishtinë.

Ndërkaq, një rast i dhunës në familje në të njëjtën ditë ka ndodhur edhe në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosjeje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare”.

Exit mobile version