Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për kontrabandim të kafshëve.
Policia kufitare ka arrestuar tre persona, në dy raste të ndryshme, të dyshuar për kontrabandim të kafshëve.
Në fshatin Stublin të Gjilanit, është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti është takuar duke kontrabanduar mall (kafshë). Kafsha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, si dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton PK.
Po ashtu edhe në Leposaviq janë arrestaur dy të dyshuar serbë pasi që kanë tentuar të kontrabandojnë një pajisje bujqësore(frezë).
Me vendim të prokurorit pajisja është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, njofton Policia e Kosovës