2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Dy pjesëtarë të FSK-së trajnohen nga KFOR-i, do marrin pjesë në garën për Luftëtarin Më Të Mirë

Garda Nacionale e Iovas ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale se dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga pjesëtarë të KFOR-it amerikan në Kampin Bondsteel dhe pritet të marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë.

Kjo garë prestigjioze, mbledh ushtarë nga e gjitha bota në SHBA për të dëshmuar shkathtësitë e tyre luftarake.

Dy ushtarët, Astrit Gashi dhe Sokol Hoxha, do të udhëtojnë në SHBA pas disa javësh.

“Miqtë tanë në Komandën Rajonale të KFOR-it-Lindje së fundi ndihmuan në trajnimin e 2 anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për detyrat dhe stërvitjet e luftëtarëve Kamp Bondsteel”, thuhet në njoftim.

“Pas pak javësh, OR-5 Atrit Gashi & OR-3 Sokol Hoxha do të udhëtojnë me sponsorët e tyre për të garuar në Garën e Luftëtarit më të Mirë të IA-s”, përfundon njoftimi. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img