Site icon PrishtinaPress

Dy peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së

Dy peticione online po nënshkruhen nga qytetarët, të cilët po kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

Këto nisma vijnë pasi një ditë më parë Kastrati duke cituar Faik Konicën foli për një grua me peshë, deklaratë kjo që nxiti shumë reagime. Teksa nga presioni i reagimeve, Kastrati edhe u detyrua ta fshijë atë postim.

Për deklaratën e tij, sot në oborrin e rektoratit të UP’së pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit, i cili në këtë universitet është profesor.

Lidhur me të gjitha këto reagime, Gazeta Express ka tentuar të marrë një prononcim nga vetë Kastrati por i njëjtti nuk është përgjigjur akoma.

Gjithashtu për rastin nuk është deklaruar askush nga PDK-ja.

Exit mobile version