Home Sport Dy persona theren me thikë në Mitrovicë, policia jep detaje

Dy persona theren me thikë në Mitrovicë, policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të lënduar në Mitrovicë, të njëjtit dyshohet se janë therur.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policies për rajonin e Mitrovisës, Avni Zahiti, teksa shtoi se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës  21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mpreht kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal në  Mitrovicë. Njesitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me ndeshjen e basketbollit, Trepça – Golden Eagle Ylli.

Exit mobile version