Site icon PrishtinaPress

Dy persona theren me thikë në Mitrovicë, policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të lënduar në Mitrovicë, të njëjtit dyshohet se janë therur.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policies për rajonin e Mitrovisës, Avni Zahiti, teksa shtoi se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës  21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mpreht kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal në  Mitrovicë. Njesitet kompetente policore po merren me rastin”, tha Zahiti.

Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me ndeshjen e basketbollit, Trepça – Golden Eagle Ylli.

Exit mobile version