Konkretisht në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dje rreth orës 15:00, sipas policisë viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të pa njohura është lënduar në vendin e tij të punës. Policia nuk ka dhënë detaje, se fare punë ka bërë viktima, por ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK, raporton PrishtinaPress.eu.
“Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia e Kosovës.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se në fshatin Pobërgj të Deçanit një person derisa po punonte në një shtëpi është rrëzuar nga ballkoni i katit të parë ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thotë Policia e Kosovës.
Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rastit po hetohet nga policia.