Site icon PrishtinaPress

Dy persona të prekur me koronavirus dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar tre pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe dy me COVID-19.

Kështu tha drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj i cili po ashtu tha se gjendja e tyre është stabile.

Vishaj për Telegrafin tha se gjithashtu theksoi se situata në Klinikën Infektive është e qetë.

“Për momentin të hospitalizuar kemi tre pacientë me AH1N1 dhe dy me COVID-19. Situata është e qetë”, ka thënë Visha.

Exit mobile version