Site icon PrishtinaPress

Dy persona të arrestuar për aksidentin tragjik që ua mori jetën tre të rinjve

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në lidhur me aksidentin tragjik në Prizren, në të cilin ndërruan jetë tre persona.

Burime të IndeksOnline bëjne me dije se dy drejtues të veturave janë në ndalim.

Ata dyshohet se përgatitjet për këto gara i kanë kryer në Gjakovë.

Të gjithë, sipas këtij burimi, janë miq e familjarë mes vete.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar shoferi, i cili ka goditur këmbësorët.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

Exit mobile version