Site icon PrishtinaPress

Dy persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën dhe të dashurën e Neymar

Shtëpia e të dashurës së Neymar ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në San Paulo të Brazilit.

Mediat e huaja shkruajnë se 2 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Bruna Biancardit dhe kanë tentuar të rrëmbejnë edhe foshnjën 1 muajshe të modeles dhe futbollistit të njohur.

Në shtëpi kanë qenë vetëm prindërit e modeles, të cilëve grabitësit u morën sende me vlerë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja po hetohet si tentativë rrëmbimi, ndërsa dyshohet se 2 personat e armatosur janë ndihmuar nga një i tretë i cili ishte banor i zonës.

Neymar aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al-Hilal në gusht.

Exit mobile version