Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Lluzhan të Podujevës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ahmeti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.